Site icon Telegrafi

Viti i Lewis Hamilton, Formula 1 kalon në dominimin e Mercedesit

Lewis Hamilton (Photo by Charles Coates/Getty Images)

Kampionati Botëror i Formula 1 i vitit 2018 ishte i 69-të me radhë i garave të veturave të shpejta.

Shoferët dhe skuadrat konkurruan në njëzet e një Grands Prix për titullin e kampionit të botës.

Lewis Hamilton fitoi titullin e kampionatit të drejtuesve të botës, ndërsa ekipi i tij, Mercedes, siguroi titullin e Kampionatit Botëror të konstruktorëve.

Hamilton arriti titullin e pestë në Grand Prix Mexico, me ekipin që siguron titullin e pestë radhazi në garën e veturave.

Lewis Hamilton (Photo by Charles Coates/Getty Images)

Shoferi i Ferrarit, Sebastian Vettel, përfundoi i dyti, 88 pikë pas Hamiltonit, me shokun e tij të skuadrës Kimi Raikkonen duke përfunduar në vendin e tretë.

Në Kampionatin e konstruktorëve, Mercedes përfundoi 84 pikë përpara Ferrarit, me Red Bull Racingun që përfundoi si i treti.

Grand Prix France (Photo by Charles Coates/Getty Images)

Ndryshime në kalendar

Çmimi i madh francez u kthye në kalendar për herë të parë që nga viti 2008. Gara është kthyer në pistën Paul Ricard, i cili për herë të fundit mbajti çmimin e madh francez në vitin 1990. Gara u caktua të zhvillohej në qershor, ku për çmimin e Madh të Azerbajxhanit u vendos të zhvillohej në muajin prill. Gjithashtu edhe Çmimi i Madh Gjerman u kthye në kampionat pas një mungese njëvjeçare. Çmimi i Madh Malajzian, i cili ishte pjesë e kampionatit prej vitit 1999 deri në vitin 2017, u ndërpre. Çmimi i Madh rus u zhvendos nga prilli në shtator, duke plotësuar vendin e lirë të mbetur nga Grand Prix Malajzia.

Garë e fortë në Abu Dhabi (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Garë pas gare

Kampionati filloi në Melburn me Grand Prix Australian. Gara përfundoi me një fitore për Ferrarin dhe Sebastian Vettel, i cili përdori një periudhë kohe të makinës së sigurisë virtuale – shkaktuar nga Haas i goditur nga Romain Grosjean – për të kaluar Lewis Hamiltonin e Mercedesit.

Megjithatë, në Kinë, bolidi i Vettel u prish, me dy strategji të ndaljes s së Damiel Ricciardos që e ndihmoi në fitoren e tij të gjashtë të karrierës, përpara Bottas dhe Raikkonenit.

Hamilton mori fitoren e parë të vitit në Azerbajxhan dhe me të, kryesimin në kampionatin e shoferëve. Raikkönen përfundoi i dyti ndërsa Sergio Perez zuri pozitën e tretë.

Në Spanjë, Hamilton kishte marrë pozitën pole. Megjithatë, në xhiron e parë humbi këtë vend pas hyrjes së veturës së sigurisë. Megjithatë, në fund Hamilton fitoi i qetë në Spanjë, duke e shtyrë kryesimin në shtatëmbëdhjetë pikë. Bottas përfundoi i dyti ndërsa Verstappen përfundoi i treti, podiumi i tij i parë i sezonit.

Ricciardo mori pole në Monaco dhe fitoi ngjarjen pavarësisht zhvillimit të një problemi të motorit në mes të garës. Vettel përfundoi i dyti dhe Hamilton përfundoi i treti.

Renditja e garuesve

Në Kanada, Vettel fitoi “pole position” duke marrë kreun e renditjes me një pikë më shumë se Hamilton. Bottas përfundoi i dyti për herë të katërt këtë sezon, pasi Verstappen përfundoi i treti.

Hamilton mori pozitën pole dhe fitoren (e tretë të sezonit) në Çmimin e Madh francez, duke marrë edhe renditjen e kampionatit botëror me 14 pikë më tepër se Vettel. Verstappen përfundoi i dyti, duke përfituar nga rrëzimi i Vettel-Bottas. Raikkonen përfundoi i treti, duke kaluar Ricciardon në xhiro mbyllëse të garës.

Në Austri, Bottas filloi garën në pole, pasuar nga Hamilton dhe Raikkönen. Sidoqoftë, në garë, Mercedes pësoi probleme teknike dhe asnjëri nuk ishte në gjendje të përfundonte garën. Ricciardo gjithashtu u largua nga gara. Verstappen fitoi i ndjekur nga Raikkonen në dytin dhe Vettel në tretin.

Max Verstappen (United Arab Emirates. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Në garën në Britani të Madhe, Hamilton u rendit në “pole position”, ku la pas vete dy Ferrari. Megjithatë, ai ra në vendin e 18-të në xhiron e parë pasi pati kontakt me Raikkonenin e dërgoi atë në një rrotullim. Vettel kaloi Bottas pesë xhiro para përfundimit dhe siguroi fitoren e katërt të sezonit. Hamilton u rikthye nga dënimi për të marrë vendin e dytë përpara Raikkonen.

Në Gjermani, Vettel mori polin e tij të pestë të sezonit para shikuesve të vetë. Ai e udhëhoqi garën deri në rrethin e 52-të, kur bëri një gabim në kthesën e 13 dhe goditi murin, duke e detyruar atë të tërhiqej. Hamilton mori drejtimin e garës pas xhiros së 14-të duke bërë një ndalesë më pak në pit. Hamilton përfundoi i pari para Bottas dhe Raikkonenit.

Në Hungari, Hamilton filloi i pari në garë dhe përfundoi si lider i garës duke lënë pas Vettelin dhe Raikkonenin.

Renditja e konstruktorëve

Sezoni rifilloi në Belgjikë, pas ndërprerjes së sezonit. Hamilton filloi polen, por humbi garën duke përfunduar si i dyti pas Vettelit dhe Verstappen duke përfunduar podiumi si i treti.

Në Itali, në fushën e Ferrarit, Raikkönen mori pozicionin më të shpejtë në historinë e F1, përpara shokut të tij, Vettel. Megjithatë, Hamilton arriti Raikkonen në rrethin e 45-të, duke fituar kështu garën e gjashtë të sezonit, me Raikkonen duke përfunduar i dyti dhe i treti, Bottas.

Në Singapor, Hamilton mori pole position me xhiron më të shpejtë që e përshkroi si “magjike” dhe si një nga xhirot më të mira që ka bërë ndonjëherë. Hamilton fitoi kundrejt rivalit për titull, Vettel, i cili përfundon i treti pas Verstappenit.

Sebastian Vettel (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Në Rusi, Bottas filloi polen dhe ishte i pari për gjysmën e parë të garës, por iu bind urdhrave të ekipit dhe e lejoi Hamiltonin ta kalonte në xhiron e 26-të. Kjo lejoi që Hamilton të fitonte garën e ndjekur nga Bottas dhe Vettel.

Në Japoni, Hamilton mori polin që u kthye në fitore dhe duke lënë pas vetes, Bottasin si të dytin dhe Max Vertappenin në vendin e tretë.

Në Grand Prix të Shteteve të Bashkuara, Hamilton mund të fitonte kampionatin botëror në qoftë se Vettelin nuk do të fitonte tetë pikë ose më shumë. Por, Hamilton duhej të fillonte i pesti pasi u penalizua për mos ngadalësimin e mjaftueshëm gjatë një periudhe të flamurit të kuq në praktikën e parë. Gara u fitua nga Raikkonen. Verstappen përfundoi i dyti dhe Hamilton i treti, pasi Vettel përfundoi i katërti.

Në Meksikë, Vettel kishte nevojë për të fituar Grand Prix dhe Hamilton të mbeste pa pikë në mënyrë që të mos dihet kampioni i ri. Max Verstappen fitoi garën ndërsa Vettel erdhi në vendin e dytë. Hamilton përfundoi në vendin e katërt, e cila gjë ishte e mjaftueshme për të siguruar titullin e pestë në karrierë.

Lewis Hamilton, Sebastian Vettel dhe Max Verstappen (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Në Brazil, garën e parafundit të sezonit, Ferrari kishte nevojë që të kompensoj 13 pikët kundrejt Mercedesit për të mbetur në luftë në garën për titullin e konstruktorëve. Por, Hamilton fitoi garën pas një gabimi të Verstappenit, ku si i dyti përfundoi piloti i Force Indias, Esteban Ocon. Raikkonen përfundoi i treti gjersa Vettel përfundoi i gjashti. Kjo lejoi Mercedesin të fitonte kampionatin e pestë të konstruktorëve.

Në Abu Dhabi, garën përfundimtare të sezonit edhe pse ishte për statistika, në fund, Hamilton fitoi me Vettelin duke përfunduar i dyti dhe i treti u rendit Fernando Alonso. /Telegrafi/

Exit mobile version