Studimi i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusi e Skandinavi, ka dëshmuar trende të reja në shkurorëzimin e çifteve.
Në fakt, pas pesë viteve të jetesës së përbashkët, gjatë të cilave gratë pos rolit të nënës, bashkëshortes ndërtojnë edhe karrierë, lidhjet ngarkohen me stres dhe shkurorëzimi çdo ditë bëhet shumë më i pranueshëm.
Mirëpo, pasi që çiftet të përshtaten dhe mbijetojnë vitet e para të bashkësisë, të cilat janë edhe më kritiket, shumë me gjasë do të mbesin bashkë. Hulumtimi ka vërtetuar se ata, të cilët mbesin së bashku për dhjetë vite, sigurisht do të mbesin në bashkëshortësi përherë.
Në të vërtetë, pas vitit të pestë të krizës, çiftet kuptojnë anët negative të shkurorëzimit dhe se shpenzimet e jetës së vetme dhe ndarjes janë shumë më të mëdha dhe se u shpaguhet të mbesin në bashkëshortësi.