Çiftet në vitin e parë të tyre të martesës janë më të palumtura se sa pas shumë viteve. Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë rreth 2.000 australianë, derisa lumturia e tyre ishte matur në shtatë fusha, si shëndeti, të arriturat dhe lidhjet në dashuri.
Prej të anketuarve ishte kërkuar që këto segmente të jetës së tyre t’i vlerësojnë nga shkalla 0 deri 100, e rezultati mesatar ishte rreth 75 pikë. Personat që porsa ishin martuar mesatarisht kishin 73,9 pikë, deri në vitin e dytë të martesës pikët ishin shtuar në 78,4 pikë, derisa tek ata që për 40 vjet rresht ishin në martesë, rezultati ishte 79,8 pikë.
Udhëheqësja e studimit Melissa Weinberg konsideron se te çiftet e porsa martuara lumturia zvogëlohet sepse pas haresë dhe festimit vjen ballafaqimi me realitetin dhe fillon martesa.
/Telegrafi