Pas vitit 2014 dhe 2015, 2016-a mund të thyej sërish rekordet e nxehtësisë që prej fillimit të rritjes së temperaturave në vitin 1880, vlerësuan sot shkencëtarët amerikanë.
Agjencia Amerikane Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) kishte njoftuar sot se “muaji i kaluar ishte prilli më i nxehtë i viteve të fundit”
NOAA ka njoftuar gjithashtu se katër muajt e parë të 2016-ës ishin më të nxehtit që prej 136 vitesh me një temperaturë 1,1 gradë Celcius mbi mesataren e shekullit të XX (13,7 gradë Celcius).