Tifozët e Manchester Cityt përjetuan një rikthim në kohë, kur të hënë në mbrëmje në portën e tyre shënoi Waynë Rooney.
Sulmuesi i Everton, i cili është kthyer në klubin ku u rrit, shënoi golin e parë të ndeshjes në barazimin 1-1 në Etihad Stadium.
Por ajo që ka bërë të gjithë të çmenden janë tifozët e njëjtë në tribuna sikurse që ishin në vitin 2012, kur ky i fundit shënoi me fanellën e Manchester United.
Ai shënoi në dhjetor, disa muaj pasi Manchester City e kishte fituar titullin e parë.
Rooney shënoi në atë takim ku United fitoi 3-2 si mysafir.
Disa nga tifozët ishin të njëjtë në shkallët e stadiumit të hënën sikurse që ishin në vitin 2012 dhe Rooney kishte komentuar edhe në rrjetet sociale.
“Gjithmonë kënaqësi kur sheh fytyra të njohura”, ka shkruar anglezi.
Always nice to see a few familiar faces 😂👋🏼 pic.twitter.com/pr15fYfG7q
— Wayne Rooney (@WayneRooney) August 21, 2017
Ai e ka shënuar golin e 200-të në Ligën Premier dhe ka filluar ta ndjekë rekordin e Alan Shearer. /Telegrafi/