Supozohet se në 20 vitet e ardhshme popullata në Tokë do të rritët për 100 milionë banorë. Më shumë se 95 % e kësaj rritjeje do të realizohet në vendet të cilat janë në zhvillim, ku uji dhe toka shfrytëzohen shumë.
Zotimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare është që të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për gjeneratat e tanishme dhe gjeneratat e ardhshme, dhe njëkohësisht t’i mbrojë burimet natyrore.
Në këtë mënyrë i jepet përparësi kultivimit të patates, i cili pretendohet të jetë ushqimi i të ardhmes. Si pjesë e fushatës “Patate për të varfrit”, e cila do të zhvillohet në Peru kah fundi i këtij muaji, do të jetë zhvillimi i programeve të ndryshme të cilat shpresohet ta zvogëlojnë urinë në botë.