Të gjithë u befasuan kur Gianluigi Buffon iu bashkua Paris Saint Germainit si lojtar i lirë nga Juventusi.
Por, tani tifozët po befason me ato që Ligue 1 po i servon legjendës italine.
Buffon sa ishte pjesë e Parmas tentoi të ndalë George Weah të shënojë në portën e tij, ndërsa tani është bashkëlojtarë me djalin e tij 18-vjeçar, Timothy.
Numri një i PSG-së luajti nga minuta e parë ndaj Guingamp dhe në këtë ndeshje ai kishte një tjetër ribashkim me të kaluarën.
Këtë herë do të luante kundër djalit të Lilian Thuram (me të cilin kaloi pesë sezone te Parma), Marcusit.
Në fund Buffon dhe Marcus ndërruan fanellat dhe mjaftoi kjo që ky ribashkim Thuram-Buffon pas 21 vitesh të bëhet temë në media.
Por, kjo nuk është hera e parë që Buffon luan ndaj një djali të bashkëlojtari, në sezonin 2017/18 ai u përball me Federico Chiesan e Fiorentinas.
In 1996 Buffon and Enrico chiesa were teammates in Parma. 22 years later Buffon is playing alongside Enrico's son,Federico.#footballfacts #Calcio #Buffon pic.twitter.com/JyelpZQeZu
— sina (@sina_juve) March 28, 2018
Federico është djali i Enricos, me të cilin Buffon së bashku me Thuramin kishin ndarë fushën te Parma.
Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim një përballje të Buffonit me djalin e Cristiano Ronaldos pas 10 vitesh, apo me atë të Sergio Agueros. /Telegrafi/