Mesfushori i Kroacisë, Luka Modric shkroi historinë e futbollit duke u bërë lojtari i parë që luajti në Kampionatin Botëror dhe Evropian gjatë tre dekadave të ndryshme.
Lojtari i Real Madridit dhe kapiteni i kombëtares kroate ka qenë pjesë e kombëtares gjatë Kampionatit Evropian në vitet 2008, 2012, 2016 dhe 2020, si dhe ka marrë pjesë në katër Botërorë, i pari në vitin 2006 në Gjermani, më pas në 2014 në Brazili në 2018 në Rusi dhe këtë vit në Katar.
Po ashtu, Modric është i vetmi kroat që ka marrë pjesë në katër kampionate të ndryshme botërore dhe dje ka udhëhequr përzgjedhjen e tij si kapiten në ndeshjen kundër Marokut.
3 – Luka Modric is the first player to play in both the European Championship and #FIFAWorldCup in three different decades. Emblematic. pic.twitter.com/28Co8gkKxh
— OptaJoe (@OptaJoe) November 23, 2022
Se mosha “nuk i bën asgjë” dhe se ai është ende në formë të shkëlqyer, dëshmon edhe fakti se pavarësisht barazimit 0-0 ndaj Marokut, Modric u shpall lojtari i ndeshjes.
Kroacia do të luajë kundër Kanadasë në ndeshjen e radhës të përzgjedhjeve më të mira të botës, ndërsa Maroku dhe Belgjika do të takohen në ndeshjen e dytë të grupit./Telegrafi/