Telegrafi

Vitet ikin, por klasi asnjëherë – Santi Cazorla shënon një tjetër supergol për Al-Sadd

Santi Cazorla ka filluar jetën në mënyrë perfekte në Katar duke krijuar një tjetër gol të bukur për klubin e njohur Al Sadd, i cili drejtohet nga Xavi Hernandez.

Ish-mesfushori i Arsenalit u bashkua me ekipin e Qatar Stars League nga Villarreali këtë verë dhe ai tashmë duket mirë dhe në formë pozitive.

Të enjten në mbrëmje spanjolli arriti ta tund dy herë rrjetën në debutimin e tij në QSL në një fitore 5-1 ndaj Al Kharaitiyat.

Cazorla arriti të hapte rezultatin nga një gol prej afërsisë për 1-0, por ai me të vërtetë ktheu stilin e tij të supergolave tek im dyti.

Ai e pranon topin jashtë zonës dhe bëri vetëm një prekje të vetme përpara se të godasë fortë me këmbë të majtë për të shënuar supergol për 3-0.

Ky gol erdhi në minutën e 60-të të ndeshjes dhe ishte i treti për Cazorlan me fanellën e Al-Sadd.

Spanjolli pati një gol tjetër mahnitës në ndeshjen e Kupës kundër Al-Ahli javën e kaluar. /Telegrafi/