Milot Rashica ka shënuar golin e fitores për Vitessen ndaj Rubin Kazanit.
Mesfushori shqiptar shënoi pas një driblimi të bukur dhe në fund me një gjuajte nga distanca shënoi për fitoren e klubit holandez ndaj atij rus.
Rashica u zëvendësua në pjesën e dytë, por tregoi se është gati për një tjetër sezon të magjishëm.
Vlen të theksohet se takimi ishte i karakterit miqësorë dhe përfundoi 1-2 në të mirë të Vitesses. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JjrjoEMH44g