Telegrafi

Vitaminat parandalojnë humbjen e dëgjimit

Një kombinim i vitaminave A, C dhe E si edhe magnezit, nëse merren një orë para ekspozimit në zhurmë për çdo ditë gjatë një periudhe pesë ditore, ka efekt në parandalimin e zhurmës e cila mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
Një studim në Universitetin e Michiganit ka treguar se kombinimi i vitaminave me minerale ka rezultuar me më pak prirje për të humbur dëgjimin, sepse ato ngushtojnë rrjedhjen e gjakut në pjesën e brendshme të veshit.
Së shpejti pritet të dalin në treg edhe tableta dhe çokollata që mbrojnë dëgjimin.

Studimet më të reja, poashtu kanë treguar se, ngrënia e një fryti të plotë ose shtrydhja e lëngut ka më shumë efekt antioksidues se sa vitaminat e konsumuara veçmas.
Një nga arsyet që çojnë drejt kësaj, është se sheqeri natyral rrit efektin e tyre, ndërsa një teori tjetër thotë se fryti i plotë ka më shumë lëndë kimike dhe ushqyese /Telegrafi/