Site icon Telegrafi

Vitamina D mbron nga sëmundjet arteriale

PAD zakonisht shkakton pengesa në qarkullimin e gjakut në këmbë, duke shkaktuar dhimbje dhe mpirje, si dhe pengesa në ecje, ndërsa në disa raste mund të përfundojë edhe me amputimin e këmbës. Sëmundja ndodh atëherë kur shtresat e yndyrës mblidhen në murin e brendshëm të arterieve , duke vështirësuar apo ndërprerë rrjedhën normale të gjakut, rrjedhimisht edhe të oksigjenit, në këmbë, gishta, duar dhe regjione tjera.

Në një studimi të iniciuar nga qeveria amerikane, në rreth 5000 pjesëmarrës është matur vlera e vitaminës D në gjak dhe është incizuar rrjedhja e gjakut në këmbë. Personat në grupin me vlera më të ulëta të vitaminës D, kanë qenë për 80% të prirë për t’u sëmurë nga PAD, në raport me ata të cilët kanë pasur vlerat normale të vitaminës.

Vitamina D lehtëson absorbimin e kalciumit në trup dhe konsiderohet si shumë e rëndësishme për eshtrat. Mungesa e saj te të rriturit mund të shkaktojë osteoporozë, ndërsa te fëmijët, rakitis.

Vitamina D është e pranishme në qumësht dhe produktet e qumështit, peshq (salmoni, sardina, ngjala), vaj peshku, në të verdhën e vesë etj.

Exit mobile version