Site icon Telegrafi

Vitality shënon fitoren e parë në turneun e CS:GO në Danimarkë pas fitores ndaj Astralis

Ekipi i Vitality ka shënuar fitoren e parë në Blast Premier Spring Groups, duke mposhtur ekipin danez Astralis.

Ky ishte turneu i parë LAN për device që nga rikthimi i tij tek Astralis, ku pati një paraqitje solide me 48 eliminime.

Ndonëse ndeshja dukej shumë e ngushtë, ekipi Vitality arriti që ta fitoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte Lotan ‘Spinx’ Giladi me 53 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.34.

Tani Vitality do të takohet me ekipin Evil Geniuses në ‘Upper Final’ ndërsa Astralis do të përballet me Heroic në derbin danez në ‘Lower Final’. /Telegrafi/

Exit mobile version