Telegrafi

Vitality kalon në çerekfinale, paiN eliminohet nga turneu Blast Premier Spring Final CS:GO

(Foto: HLTV)

Ekipi Vitality ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Blast Premier, pasi mposhti ekipin brazilian paiN.

Ndeshja e cila u zhvillua në formatin ‘Bo3’, përfundoj me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit Vitality.

Edhe pse favorit i kësaj ndeshje ishte ekipi Vitality, ekipi paiN i beri probleme pasi arriti që të fitoi mapin e dytë me rezultat 16-12.

Ndërsa në dy mapat e tjera ekipi Vitality fitoi me lehtësi, 16-3 dhe 16-4.

(Foto: HLTV)

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte ylli i ekipit Vitality, Mathieu ‘ZywOo’ Herbaut, me vlerësimin nga HLTV 1.47.

Tani ekipi Vitality në ndeshjen e radhës e pret vendin e dytë të grupit B. /Telegrafi/