Telegrafi

Vitality ka zbuluar skuadrën e tyre të parë të femrave në video-lojën League of Legends

Një nga organizatat kryesore franceze dhe evropiane të eSports, Team Vitality, sapo ka njoftuar lansimin e ekipit të tyre të parë të femrave në League of Legends.

Ekipi do të njihet si French Bees dhe do të garojë në disa nga ngjarjet kryesore franceze në vitin 2023, shkruan gosugamers.

Si pjesë e formacionit zyrtar të Team Vitality, lojtaret e French Bees do të kenë të njëjtat kushte promovimi si të gjitha ekipet e Team Vitality si komunikimi në rrjetet e klubit dhe fushatat inovative promovuese.

Përveç kësaj, ato do të veshin fanellën e re të markës Hummel me ngjyrat e Team Vitality.

Më poshtë e gjeni formacionin e skuadrës së femrave të Vitality në League of Legends:

Coline “Chubby Daddy” Reiter

Lexa “Lexa” Grellier

Alyssa “saï” Lenoir

Emeline “Kasane” Baudouin

Velouria “Viki” Baty

/Telegrafi/