Ekipi Vitality në krye me yllin e ekipit ZywOo kanë mposhtur ekipin Na’Vi me rezultat 2-0 në turneun i cili po mbahet në Dubai.
Na’Vi e filluan ndeshjen me talenti e ri të ekipit Andrii ‘npl’ Kukharskyi, i cili realizoi gjithsej 17 eliminime në mapin e parë, ku Vitality e fitoi me rezultat 19-16.
Në mapin e dytë për Na’Vi-n luajti Viktor ‘sdy’ Orudzhev, ku edhe kësaj radhe Vitality u treguan më të mirë duke përmbyllur mapin me rezultat 16-11, dhe ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Victory moment + discovery of France's match score 😈 pic.twitter.com/FnFlQR42EV
— Team Vitality 🐝 (@TeamVitality) December 14, 2022
Lojtari i kësaj ndeshje ishte Mathieu ‘ZywOo’ Herbaut me 46 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.34.
Me këtë fitore Vitality ka kaluar në ‘Upper Final’ ku do të takohet me ekipin OG, ndërsa Na’Vi në ‘Lower Final’ do të përballet me ekipin numër një në botë për momentin Heroic. /Telegrafi/