Telegrafi

Vitality janë ekipi i radhës që kalojnë në gjysmëfinale të BLAST Paris Major

Ekipi Vitality kanë mposhtur Into the Breach në çerekfinale të BLAST Paris Major.

Vitality ju janë bashkuar ekipit Heroic në gjysmëfinale të Majorit të fundit të CS:GO.

Në çerekfinale Vitality, mposhtën ekipin Into the Breach me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Nesër (e premte) do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, ku do ti mësojmë edhe dy skuadrat që do t’ju bashkohen në gjysmëfinale Vitality dhe Heroic.

BLAST Paris Major shpërndan çmime në vlerë prej 1.250.000 dollarësh, ku 500.000 prej tyre shkojnë për vendin e parë. /Telegrafi/