Telegrafi

Vitality është ekipi parë që siguron finalen në turneun e CS:GO në Rio

(Foto: HLTV)

Ekipi Vitality në krye me lojtarin e tyre ZywOo, kanë kaluar në finale të turneut IEM Rio 2023.

Vitality kanë shënuar fitore ndaj ekipit Cloud9 për të siguruar finalen në turneun me vlerë 250.000 dollarë në Rio.

Ndeshja ndërmjet Vitality dhe Cloud9 përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Më i dalluari edhe kësaj radhe ishte padyshim lojtari i ekipit Vitality, Mathieu ‘ZywOo’ Herbaut me 67 eliminime dhe një vlerësim 1.34 nga HLTV.

Ndeshja finale e turneut IEM Rio do të zhvillohet nesër (e diel), ku Vitality e presin fituesin nga ndeshje Na’Vi – Heroic.

Për fituesin e këtij turneu do të ndahen 100.000 dollarë si dhe një vend në turneun IEM Cologne 2023. /Telegrafi/