Ekipi Vitality ka mposhtur ekipin e dytë në ranglistën botërore të CS:GO, ENCE, për të siguruar gjysmëfinalen në turneun i cili shpërndan çmime në vlerë rreth 425.000 dollarë.
Fitorja e ekipit Vitality është befasia e radhës pasi dy ekipet më të mira për momentin në CS:GO, janë eliminuar nga turneu, ENCE dhe FaZe.
Ekipi FaZe u eliminua nga Na’Vi, të cilët i mposhtën me lehtësi me rezultat 2-0 me mapa.
https://www.youtube.com/watch?v=td_nYp3cT7c
Ndërsa në ndeshjen Vitality kundër ENCE, rezultati ishte më i ngushtë, mapin e parë Vitality e përmbyllën me rezultat 16-10, ndërsa në mapin e dytë me vështirësi në vazhdime fituan me rezultat 19-17.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte ylli i ekipit Vitality, Mathieu ‘ZywOo’ Herbaut, me vlerësimin nga HLTV 1.41.
Me këtë fitore ekipi Vitality i bashkohet në gjysmëfinale ekipeve si G2, OG dhe Na’Vi. /Telegrafi/