Telegrafi

Vit i mirë financiar për Mozilla

Të hyrat e Mozillas në vitin 2011 ishin 123.2 milion dollarë, kundrejt 104.3 milionëve të arritur në vitin 2009. Shpenzimet totale të kompanisë ishin rreth 87.4 milion dollarë, e Mozilla në fund të vitit 2010 kishte 34.9 milion dollarë në para të gatshme dhe 105.7 milion dollarë në investimet e ndryshme.

Të hyrat nga shtesat ishin 121.1 milion dollarë dhe duke tejkaluar 98% të të hyrave totale, derisa një vit më herët përbënin 97% të të hyrave. Edhe pse Mozilla nuk ka cekur në raport se cila pjesë e të hyrave vjen nga Google, sipas të dhënave nga viti 2009 bëhej fjalë për 86%, e pak ka gjasa që kjo shifër të jetë zvogëluar në vitin 2010. /Telegrafi/