Telegrafi

Visar Musliu nënshkruan për Paderbornin

(Foto: Twitter/SC Paderborn 07)

Mbrojtësi shqiptar, Visar Musliu, do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2 te skuadra e Paderbornit.

28-vjeçari në edicionin e kaluar ishte pjesë e ekipit FC Ingolstadt 04 që bën gara në ligën e tretë të sistemit gjerman të futbollit (3. Liga).

Futbollisti nga Gostivari që e ka nisur karrierën profesionale te Renova, është ngritur në nivelin e futbollit gjerman dhe pritet t’i ofrojë përvojë skuadrës së re.

Lexo po ashtu Zyrtare: Visar Musliu nënshkruan me FC Ingolstadt 04

“Visari është në moshën më të mirë të futbollit dhe ka një kombinim të mirë të përvojës dhe pjekurisë fizike, e cila është veçanërisht e rëndësishme për pozitën ku luan.

“Si një profesionist me përvojë, do t’i japë ekipit tonë stabilitet shtesë me cilësitë e tij udhëheqëse në fushë”, ka thënë drejtori sportiv, Benjamin Weber.

Në sezonin e kaluar, Musliu ka regjistruar 25 paraqitje për Ingolstadt, ndërsa është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga viti 2017 dhe tashmë ka regjistruar 51 paraqitje. /Telegrafi/