Telegrafi

Viruset vrasës

“Vince e ka izoluar atë enzimë dhe më tha, ‘Dëshironi ta testoni’, unë e bëra dhe funksionoi për mrekulli”, ka thënë McCullers. Enzima u hodh në hundën e minjve, duke parandaluar tërësisht infeksionin e veshit në minj. Shumë kërkues kanë gjetur se këto fagë, baktere-vrasës, mund të përdoren për të ndihmuar mjekësinë.

“Këto viruse infektues, kur dëshirojnë të lënë bakterin dhe të largohen për të infektuar të tjerë dhe të shpërndahen më tej, zhvillojnë këto enzima të cilat shkaktojnë një çarje në murin e bakterit”, ka thënë McCullers. Kjo vret bakterin (enzima). Fagët mund të sajohen në laborator për të sulmuar vetëm lloje specifike të baktereve dhe të jenë të padëmshëm për qelizat humane, transmeton Telegrafi.

“Një prej aplikimeve për përdorim të saj që mund ta parashohim është se, nëse keni fëmijë që mund të marrën infeksione gjatë periudhës së dimrit, mund të keni një sprej nazal i cili do të spërkatet në hundën e fëmijës një herë të javë vetëm për të nxjerrë bakteret jashtë”, ka thënë McCullers.

Ose mbase sprej mund të përdoret pas një periudhe të gripit për të parandaluar infeksionin sekondar. Kjo mund të përdoret për njerëzit e moshuar, derisa gripi sezonal vret rreth 36.000, më së shumti të moshuar, çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara.

“Shumica e njerëzve nuk vdesin nga influenca, por ata vdesin për shkak të infeksioneve bakteriale pas gripit”, McCullers.

Por vitet e eksperimenteve klinike do të duhet të realizohen para se ky trajtim të mund të testohet edhe në fëmijë. /Telegrafi/