Telegrafi

Virtex lanson stadiumin e parë virtual të eSports për ndeshjet e Counter-Strike

Virtex, një kompani VR, po lanson stadiumin e parë virtual të eSports që do t’i lejojë tifozët të shikojnë ndeshjet nga brenda arenës dhe madje edhe nga harta e lojës.

Kompania Virtex po ndryshon mënyrën se si mund të përjetohen ndeshjet e drejtpërdrejta me lansimin e stadiumit të parë virtual të eSports.

Virtex Stadium do t’ju mundësoj fansave të Counter-Strike që ta shohin ndeshjen brenda hartës së lojës ose nga tribunat e stadiumit virtual dhe të përkrahin ekipin e tyre të preferuar.

Zhvilluesi i softuerit ka bashkëpunuar me platformën e vëzhgimit dhe analizës Skybox për të krijuar Virtex Stadium, i cili do të nisë me Counter-Strike (CS:GO dhe Counter-Strike 2 pas lansimit).

Shikuesit do të kenë një përvojë plotësisht 3D, jo vetëm duke parë nga vendet përreth një stadiumi virtual, por duke hyrë në vetë hartën për të parë ndeshjet nga afër.

Stadiumi virtual është aktualisht i disponueshëm në versionin beta.

“Ne jemi të emocionuar që po prezantojmë një titull masiv si Counter-Strike në Virtex Stadium dhe do t’u japim më shumë fansave mundësinë të shijojnë lojën e nivelit të lartë në një mënyrë që nuk është bërë kurrë më parë”, tha bashkëthemeluesi i Virtex, Tim McGuinness.