Lajmi është konfirmuar nga vetë zyrtarët e kësaj firme, të cilët njoftojnë se lloji i virusit është “SpyEye Trojan” dhe ai ka depërtuar në kompjuteret e këtyre klientëve nëpërmjet llogarive të tyre bankare, në momentin e blerjeve në internet.
Ndërsa i ka kërkuar ndjesë të 1500 klientëve, inxhinjeret e Virgin Media i kanë bërë thirrje atyre që të pastrojnë kompjuterin. Përmes një letre të dërguar, ata tregojnë edhe rrugën se si këta klientë duhet të veprojnë për të hequr këtë virus. /Telegrafi/