Telegrafi

Vinicius Jr është lojtari më i mirë në Botëror deri më tani, sipas Munishit

(Foto: RTV Dukagjini/Getty Images)

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar se cili futbollist i ka pëlqyer më së shumti deri më tani në këtë Kampionat Botëror.

Ai tha se “për momentin deri këtu, lojtari që më ka pëlqyer më së shumti deri këtu është Vinicius Junior. Ai është i jashtëzakonshëm”.

Munishi po ashtu shtoi se “prej kur shikoi futboll, nuk e di nëse ka pasur ndonjë futbollist më të shpejtë se ai. Vinicius është i shpejtë dhe i fuqishëm, është shumë problem me ia rrëmbye topin”.

Kjo është nata e dhjetë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror. /RTV Dukagjini/