Telegrafi

Viniciur Jr dhuroi magji ndaj Argjentinës, ia ‘humbi topin’ Molinas me një driblim me topin mbi kokë

Sulmuesi i Brazilit, Vinicius Junior ka bërë një driblim të jashtëzakonshëm ndaj mbrojtësit argjentinas, Nahuel Molina.

Argjentina dhe Brazili luajtën pa gola (0-0) në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katar 2022”, me kombëtaren Albiceleste që e siguroi kualifikimin.

Megjithatë, ndeshja ishte shumë e luftuar, por edhe me aksione dhe momente magjike kohë pas kohe.

Lexo po ashtu Argjentina kualifikohet në Kupën e Botës pas barazimit ndaj Brazilit

Një moment i tillë më shumë magji erdhi në mesin e pjesës së dytë dhe akteri kryesor ishte ylli i Real Madridit, Vinicius Jr.

Në mes të pjesës së dytë, Vinicius e gjeti veten pranë flamurit të këndit me hapësirë ​​minimale për të operuar.

I mbyllur nga Molina, Vinicius u shmang magjishëm nga situata duke e dribluar kundërshtarin e tij me topin mbi kokë.

Ky driblim njihet ndryshe si ‘rainboë’, dhe u ekzekutua në mënyrë të përsosur nga sulmuesi i ri brazilian, i cili i bërë rrjetet sociale të flasin për të. /Telegrafi/