Sulmuesi i Brazilit, Vinicius Junior ka bërë një driblim të jashtëzakonshëm ndaj mbrojtësit argjentinas, Nahuel Molina.
Argjentina dhe Brazili luajtën pa gola (0-0) në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katar 2022”, me kombëtaren Albiceleste që e siguroi kualifikimin.
Megjithatë, ndeshja ishte shumë e luftuar, por edhe me aksione dhe momente magjike kohë pas kohe.
Një moment i tillë më shumë magji erdhi në mesin e pjesës së dytë dhe akteri kryesor ishte ylli i Real Madridit, Vinicius Jr.
Në mes të pjesës së dytë, Vinicius e gjeti veten pranë flamurit të këndit me hapësirë minimale për të operuar.
I mbyllur nga Molina, Vinicius u shmang magjishëm nga situata duke e dribluar kundërshtarin e tij me topin mbi kokë.
Ky driblim njihet ndryshe si ‘rainboë’, dhe u ekzekutua në mënyrë të përsosur nga sulmuesi i ri brazilian, i cili i bërë rrjetet sociale të flasin për të. /Telegrafi/
SHEESH VINICIUS ???
(via @geglobo)pic.twitter.com/fqcIO0KGKH
— ESPN FC (@ESPNFC) November 17, 2021
Just Vinicius Jr doing this in a #WCQ ??? pic.twitter.com/uaJQLjQzFI
— fuboTV (@fuboTV) November 17, 2021