Telegrafi

Villas-Boas trajner në Bundesligë? (Foto)

Trajneri portugez, i pa punë që nga maji, ka postuar një fotografi në ‘Instagram’, duke studiuar gjuhën gjermane dhe sipas medieve kjo përkon me vendin vakant pune të lirë te Werder Bremen.

Andres Villas-Boas mund të jetë ngritur për të marrë një punë në ligën gjermane, Bundesliga, pasi ai zbuloi të hënën se ai është duke studiuar gjuhën gjermane.

Ish-trajneri i Chelseat, Tottenhamit dhe Zenitit ka qenë pa punë që nga fundi i sezonit të kaluar, por që mund të jetë gati të ndryshojë këtë situatë.

Lexo po ashtu Vjen shkarkimi i parë në Bundesligë

Ishte vetë Villas-Boas që ka postuar një foto të veten në ‘Istagram’, duke studiuar gjermanishten.

“Orët e para! Mësimet e para. Mësoj gjermanishten. Sfidë e re!..”, ka shkruar trajneri portugez. /Telegrafi/