Telegrafi

Villarreali shkon në pushim me epërsi ndaj Bayernit

(Foto: Twitter/Villarreal CF)

Villarreali e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut me epërsi prej një goli (1-0).

Në takimin e zhvilluar në Estadio de la Ceramica, ekipi nikoqir ia doli që të shënonte përballë gjigantit bavarez.

Zhvillohej minuta e tetë e takimit kur pas një angazhimi ekipor, Arnaut Danjuma e priti një pasim shumë të mirë nga Dani Parejo, të cilin e konvertoi në gol.

(Foto: Twitter)

Kur po mbyllej fraksioni i parë, Francis Coquelin e futi sërish topin në rrjetë, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

Pritet të shihet cili do të jetë reagimi i Bayern Munichut në gjysmën e dytë të takimit. /Telegrafi/