Villarreal ka shënuar fitore ndaj Arsenalit me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Spanjollët në këtë pjesëlojë janë treguar të pamëshirshëm duke realizuar rastet që kishin.
Që në minutën e pestë “Nëndetësja e verdhë” kaloi në epërsi më golin e shënuar nga Manuel Trigueros.
Arsenal concede first against Villarreal after an unmarked Manu Trigueros enters our penalty area and scores
Villarreal 0-1 Arsenal #UEL #VILARSpic.twitter.com/bO6Sy0GmvX
— Arsenal Best Goals & Videos (@AFCBestGoals) April 29, 2021
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 29-të Villarreali e shënoi edhe golin e dytë.
Ishte Raul Albiol që gjeti rrjetën për 2-0.
Villarreal score another goal to double their lead through Raul Albiol
Villarreal 2-0 Arsenal #UEL #VILARS https://t.co/ufFb8CZKY3
— Arsenal Best Goals & Videos (@AFCBestGoals) April 29, 2021
Pjesa e dytë ishte më e tensionuar dhe më shumë ndërhyrja nga të dyja palët.
Dani Ceballos u largua nga loja me karton të kuq, në minutën e 57-të.
Arsenali u kthye ne lojë nga penallti me golin e Nicolas Pepe në minutën e 73-të.
Nicolas Pepe scores Arsenal's first goal in the #UEL semi-final against Villarreal
Crucial away goal
Villarreal 2-1 Arsenal #VILARShttps://t.co/0T10YqnCBF
— Arsenal Best Goals & Videos (@AFCBestGoals) April 29, 2021
Etienne Capoue po ashtu u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë në fundin e ndeshjes Villarrealin me 10-të lojtarë.
Ndeshja kthyese pritet të jetë e fortë, pasi ky rezultat nuk garanton asgjë. /Telegrafi/