Atletico Madridi ka pësuar humbje 2-0 në shtëpi nga Villareali në kuadër të javës së dytë në La liga.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por të dy skuadrat kishin shanse të mira shënimi.
Në 45 minutat e dytë, ishte një pamje tërësisht tjetër, pasi ekipet luftuan që të shënonin golin e fitores.
⏸️ ¡Tiempo de descanso en el Cívitas @Metropolitano!
• #AúpaAtleti • #AtletiVillarreal • pic.twitter.com/leY0uZnTHV
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 21, 2022
Këtë gjë e arriti Villareali, që në minutën e 73-të, shënoi golin e parë të ndeshjes përmes Yeremy Pino.
Mysafirët nuk u dorëzuan deri në fund dhe shënuan edhe të dytin, tani përmes Gerard Morenos (90+8′).
Pas javës së dytë, Atletico Madridi gjendet në vendin e shtatë me tre pikë, ndërsa në xhiron e tretë do të takohet me Valencian. /Telegrafi/