Forcat e sigurimit të Mianmarit qëlluan për vdekje një vajzë shtatëvjeçare në qytetin Mandalay, viktima më e re në përballjet e përgjakshme mes ushtrisë dhe kundërshtimit civil ndaj grushtit të shtetit të 1 shkurtit.
Vajza e re u vra në shtëpinë e saj gjatë një sulmi ushtarak, sipas grupit të avokatisë Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) dhe agjencia e lajmeve reuters.
Duke cituar të afërmit, mediat lokale njoftuan se vajza e quajtur Khin Myo Chit, u qëllua ndërsa ishte ulur në prehrin e babait të saj pasi forcat e sigurimit goditën derën në shtëpinë e familjes, raporton cnn.
Prayers for 7 year-old Khin Myo Chit, who was shot dead at her home as she was with her father in Mandalay, Myanmar – the youngest of some 275 civilians reported killed since the Feb. 1 coup #WhatsHappeningInMyanmar pic.twitter.com/jE3zJE7rNv
— Matthew Tostevin (@TostevinM) March 24, 2021
Ushtarët e pyetën babanë nëse të gjithë familjarët ishin të pranishëm në shtëpi – kur babai tha po, ata e akuzuan se po gënjente dhe shtënë me armë në drejtim të tij, ku mbeti e vrarë vogëlushja, raportoi “Myanmar Today”, duke cituar motrën e madhe të viktimës.
Vrasja e pamëshirshme e një fëmije në krahët e babait të saj përshtatet me një model abuzimi dhe përdorimi pa kriter të dhunës vdekjeprurëse nga forcat e sigurimit të Mianmarit që ka synuar jo vetëm protestuesit dhe kundërshtarët e paarmatosur të grushtit të shtetit, por kalimtarët e rastit, civilët në shtëpitë e tyre dhe fëmijët.
Ndryshe, sot është raportuar se janë liruar mbi 600 të burgosur duke përfshirë edhe një gazetar të agjencisë së lajmeve, Associated Press. /Telegrafi/
https://twitter.com/IrrawaddyNews/status/1374394078230552584