Telegrafi

Vikinguri shënon dy gola të shpejtë (Video)

Skuadra mysafire nga Ishujt Faroe ka shënuar dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë.

Fillimisht ishte Sorin Vasili Anghel që përfitoi nga një vendosje e keqe e mbrojtjes dhe shënoi në minutën e 37-të.

Nuk vonoi shumë dhe ishullorët pësuan edhe golin e dytë.

Pas një harkimi në zonë, Përparim Islami shënoi në portën e tij për 2-0. /Telegrafi/