Tifozët e Islandës kanë udhëtuar në numër masovik drejt Moskës ku do të zhvillohet ndeshja e parë e kombëtares së tyre ndaj nënkampiones së botës, Argjentinës.
Kombëtarja e Islandës fillon aventurën nga ora 15:00 ndaj Argjentinës që konsiderohet favorite në duelin që zhvillohet në Moskë.
Megjithatë, tifozët e Islandës besojnë fuqishëm në befasi, ashtu sikurse në Kampionatin Evropian.
Vikingët tashmë kanë pushtuar Moskën, ku kanë realizuar edhe korin e tyre të famshëm të vikingëve.
Atmosfera e mrekullueshme e tyre pritet që të bartet edhe në stadium.
Ndeshja fillon nga ora 15:00 dhe është e para e Grupit D. /Telegrafi/