Miliona njerëz e kalojnë të shtunën dhe të dielën duke pastruar, duke dalë në shoping, duke paguar faturat, duke rregulluar gjërat nëpër shtëpi dhe duke i kryer punët të cilat s’kanë mundur t’i bëjnë gjatë javës, ndërsa kjo “kohë pune në ditët e pushimit”, llogaritet mesatarisht gjashtë orë.
Në bazë të anketave, rreth një e treta e njerëzve konsiderojnë se fundjava nuk është më kohë pushimi, pasi që për shkak të orarit të ngarkuar brenda javës, ata nuk arrijnë t’i kryejnë të gjitha punët dhe këto u mbeten për vikend.
Përveç kohës së nevojshme për të shkuar në punë dhe për t’u kthyer, dhe punës jashtë orarit, një tjetër element i cili pengon ndarjen e kohës për pushim, është fakti se gratë tanimë nuk janë shtëpiake, por femra të punësuara.
80% e të anketuarve kanë pranuar se gjysmën e vikendit e kalojnë duke kryer punët e mbetura, derisa 10% e tyre kalojnë deri në dhjetë orë në ditë për kryerjen e këtyre punëve.