Telegrafi

Vikendi me mot të vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të mbetet labile, por duke i ruajtur vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/