Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë vikendit të mbajë mot me diell, kryesisht i qetë.
Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Amplitudat në fushat barike do të shënojnë ngritje duke e mbajtur këtë gjendje stabile të motit.
Do të fryje erë kryesisht nga verilindja – e lehtë deri mesatare.
Në bazë të ecurive sinoptike, mot kryesisht i ngjashëm do të na shoqërojë deri në fund të këtij muaji, me temperatura po ashtu të përafërta. /Telegrafi/