Komuna e Gjilanit njofton se është vënë gurthemeli për ndërtimin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare në fshatin Uglar.
Sipas njoftimit, thekson se kjo ambulant përpos që do të ofroj shërbime cilësore për banorët e këtij lokaliteti, do të ketë edhe infrastrukturë moderne.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ndërtimi i Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Uglar po bëhet me qëllim për t’i përmbushur nevojat e banorëve të këtij lokaliteti me shërbime mjekësore.
“Së bashku me deputetë, asamblistë dhe drejtorë, vumë gurthemelin e AMF-së në Uglar”, tha Hyseni.
Sipas tij infrastruktura e re dhe moderne, me një hapësirë prej 180 metrash katrorë dhe një vlerë prej rreth 130,000 euro, do të ofrojë shërbime cilësore dhe lehtësisht të qasshme për banorët.
“Java e shëndetësisë, sapo ka filluar, na presin edhe shumë lajme të reja deri të premten”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit. Alban Hyseni.
Ndryshe, në këtë ngjarje ishin edhe disa nga deputetët nga Kuvendit të Kosovës nga Gjilani, ata nga KK Gjilan, drejtorë, zyrtarë të tjerë komunalë e shëndetësorë dhe përfaqësuesit e fshatit. /Telegrafi/