Telegrafi

Vietnami me gjoba të rënda kundër kritikuesve të qeverisë

Komentet ndaj të cilave shqiptohen gjobat janë ato që cilësohen si "propagandë kundër shtetit", ose përhapje e "ideologjisë reaksionare", thuhet sipas ligjit të nënshkruar nga Kryeministri vietnamez Nguyen Tan Dung.

Vietnami vazhdimisht është kritikuar për trajtimin e ashpër dhe dënimet e gjata me burg për të gjithë blogerët të cilët e kanë kritikuar regjimin shtetëror një-partiak. Numri i arrestimeve dhe dënimeve është rritur ndjeshëm në katër vitet e fundit, raporton Reuters.

Dekreti i ri është shumë i mjegulltë për nga përmbajtja, pasi që nuk e specifikon qartë se çfarë komente përbëjnë një vepër penale, dhe janë të dënueshme me burg, apo se cilat janë "shkelje administrative", për të cilat duhet paguar gjobë.

Depërtimi i internetit në vendin me popullsinë prej 90 milionë banorësh është në rritje e sipër, ndërsa 20 milionë prej tyre llogaritet se kanë llogari në rrjetin social Facebook, thuhet sipas një raporti të publikuar nga Ho Chi Minh City gjatë muajit shtator. / Telegrafi /