Vietnami ka ekzekutuar Le Van Manha pavarësisht apeleve të shumta ndërkombëtare që ta kursejnë, ka thënë të shtunën avokati i familjes.
Le Van Manh në vitin 2005 u dënu për vjedhje, e më pas për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës 13-vjeçe në provincën Thanh Hoa, transmeton Telegrafi.
Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Juristëve (ICJ), policia përdori torturën për të nxjerrë një rrëfim nga Le Van Manh, që më vonë u përdor për ta dënuar atë.
Gjykata e Lartë e Hanoi e dënoi atë me vdekje në vitin 2008. Nguyen Ha Luan, avokat që ndihmoi familjen e Manh-it t’i kërkonte presidentit vietnamez të bllokonte ekzekutimin, postoi certifikatën e tij të vdekjes në mediat sociale të shtunën.
Në fillim të kësaj jave, misionet diplomatike të Bashkimit Evropian, Kanadasë, Norvegjisë dhe Britanisë së Madhe u bënë thirrje autoriteteve që të tregojnë mëshirë ndaj të dënuarit.
“Kundërshtojmë fuqimisht zbatimin e dënimit me vdekje në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, pasi është një dënim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues që nuk mund të justifikohet kurrë, dhe i bëjmë thirrje Vietnamit të miratojë një moratorium për të gjitha ekzekutimet”, thuhet në deklaratë.
Një tjetër apel që ra në vesh të shurdhër ishte ai i Amnesty International. Ata argumentuan se megjithëse autoritetet vietnameze e dinin se çështja Le Van Manh, ishte e njollosur nga parregullsi serioze dhe shkelje të së drejtës për një gjykim të drejtë. /Telegrafi/