Site icon Telegrafi

Vieira mbështet Henryn për të marrë rolin e trajnerit te Bordeaux

Trajneri i Nice, Patrick Vieira, e mbështet ish-bashkëlojtarin e tij te Arsenali, Thierry Henry, për të marrë detyrën e trajnerit te skuadra franceze, Bordeaux.

Klubi francez e ka larguar Gustavo Poyetin, të premten e kaluar, pasi ai shpërtheu me akuza ndaj klubit dhe politikës së transferimeve.

Për ta zënë vendin e tij në krye të listës ishin, ish-trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klinsmann dhe Laurent Blanc, por Henry ishte shfaqur si zgjedhja e parë.

Lexo po ashtu Wenger: Henry dëshiron të bëhet trajner i Bordeaux

Henry është ofruar me postin e trajnerit të Girondins Bordeaux dhe thuhet se shumë shpejt pritet të emërohet si shef i skuadrës franceze.

Vieira dhe Henry ishin bashkëlojtarë dhe shokë të mirë te Arsenali (Getty Images)

Pas Arsene Wenger edhe bashkëlojtari i tij te Arsenali dhe Franca, Vieira e ka mbështetur për ta marrë punën e trajnerit te Bordeaux.

“Do të ishte një goditje e rëndësishme për Bordeauxin, do të ishte mirë për të dy, Henryn dhe kampionatin”.

Lexo po ashtu Thierry Henry i thotë ‘po’ Bordeauxit, ka mbetur vetëm zyrtarizimi

“Unë e njoh atë mirë dhe mendoj se ai ka të gjitha cilësitë për të qenë i suksesshëm”.

“Ai tashmë ka pasur shumë përvoja në karrierën e tij dhe mendoj se ai ka shumë për të dhënë si trajner të ekipit të parë”, përfundoi Vieira. /Telegrafi/

Exit mobile version