Telegrafi

Vidhen miliona e-mail adresa

Kjo kompani udhëheq me komunikimin e shumë kompanive dhe dërgon mbi 40 miliardë porosi elektronike në vit. Epsilon ka mbi 2.500 klientë, përfshirë edhe kompanitë e njohura si BestBuy, TiVo, Walgreens, Capital One, JP Morgan e Citigroup.

Shumë nga klientët e kësaj kompanie kanë kontaktuar klientët e tyre duke ua tërhequr vërejtjen se sulmuesit do të mund të shfrytëzojnë të dhënat e vjedhura dhe t’i mashtrojnë ata me qëllim të marrjes së më shumë informatave. Përkundër asaj që Epsilon nuk ka theksuar se të dhënat e kujt janë vjedhur, shumë kompani tanimë kanë paraqitur rastet e sulmeve. /Telegrafi/