Ka shumë pak informacione rreth shëndetit të shoferit të Formula 1, Michael Schumacher.
Ky i fundit kishte pësuar një lëndim në vitin 2013 gjatë skijimit në Gjenevë të Zvicrës.
Madje nuk kishte as xhirime apo fotografi rreth aksidentit të tmerrshëm të shtatë herë kampionit të Formula 1, transmeton Telegrafi.
Por, së fundi raportohet se janë vjedhur disa xhirime dhe fotografi prej shtëpisë së Schumit, të cilat janë nxjerrë në shitje për 1 milion euro.
Ndryshe, kohë më parë miqtë e ish-shoferit të skuderisë së Ferrarit kishin pohuar se Schumi ka marr veten dhe është duke u shëruar. /Telegrafi/