Një video e cila ka grumbulluar mbi 26 milionë shikime në YouTube e dëshmon pse Japonia jeton në vitin 2050.
Videoja tregon disa prej shpikjeve interesante dhe të nevojshme që do të na duheshin edhe neve për përditshmëri.
Një ndër to është makina me mikrofibër që e thanë ombrellën tuaj nga lagështia, në mënyrë që të mos lagni dyshemenë.
Një tjetër shpikje interesante është se jogurtët janë të paketuar me një letër që nuk lejon që produkti të ngjitet në të, në mënyrë që sasia e jogurtit të mos shkojë huq.
Gjithashtu, sanduiçët ‘hot dog’ në Japoni janë të pajisur me një kuti të vogël që përmbajnë keqap dhe majonez.
Këto janë vetëm disa prej shpikjeve të vogla që e dëshmojnë se ky vend është me të vërtet para kohe. /Telegrafi/