Telegrafi

Videoja që tregon gjendjen reale me COVID-19 në Indi, nuk i doli në ndihmë autoambulanca – burri e dërgon babanë në spital me karrocë druri

Një burrë nga India është detyruar ta bartë babanë e tij të sëmurë për në spital me një karrocë të drurit, pasi që nuk kishte mundur të marrë ndihmë nga autoambulanca sepse ky vend po lufton me valën e tretë të coronavirusit.

Pamjet rrëqethëse janë filmuar të enjten në Sivan të Biharit në lindje të Indisë, ku shihet burri duke shtyrë karrocën e drurit në të cilën ishte babai i tij që nuk dihet nëse ishte i infektuar me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, një profesor indian ka ndërruar jetë nga coronavirusi, pak pasi që kishte filmuar veten duke kërkuar një shtrat të lirë në spital, derisa ky vend po lufton me numrin e madh të vdekjeve nga COVID-19.

E babai i këtij burri në video nuk shihet duke lëvizur fare sikurse që nuk dihet nëse vuante nga COVID-19, apo nga ndonjë sëmundje tjetër. /Telegrafi/