Site icon Telegrafi

Videoja që shfaq 18-vjeçarin Ronaldo duke ia mësuar disa aftësi 10-vjeçarit Jesse Lingard

(Foto: Screenshot/MUTV)

Pas transferimit te Manchester Unitedi, Cristiano Ronaldo si 18 vjeçar u kishte treguar disa aftësi në stërvitje fëmijëve të skuadrës, në mesin e të cilëve ndodhej edhe Jesse Lingard.

Asokohe portugezi i famshëm sapo kishte arritur në Old Trafford (në vitin 2003) nga Sporting Lisbona për të luajtur nën urdhrat e trajnerit të atëhershëm, Sir Alex Ferguson.

Dhe për ta shfaqur transferimin e tyre të ri, Djajtë e Kuq e kishin dërguar atë që t’ua mësojë disa gjëra talentëve që ndodheshin në Akademinë e tyre.

Ndërsa në mesin e tyre ndodhej edhe një yll në ngritje, Jesse Lingard, i cili asokohe ishte dhjetëvjeçar.

Një video që është sjellë nga ajo kohe, e paraqet mesfushorin anglez duke e shikuar se çfarë po bën Ronaldo me top në seancën stërvitore.

CR7 i ri, i cili asokohe nuk dinte mirë anglisht, është dëgjuar duke thënë: “Mendoj se kjo është mënyra si luaj. Që kur kam qenë fëmijë në Madeira, kam qenë lojtari një lojtar që më ka pëlqyer të luaj ballë për ballë. Është në natyrën time dhe gjithmonë kam bërë diçka të tillë”. /Telegrafi/

Exit mobile version