Së fundmi, Microsoft ka hapur vende pune të cilat do të kryejnë funksione të optimizimit të Video Motorit të Skype për Microsoft Windows dhe platformën Windows Phone.
Microsoft Windows Phone 7 Mango ofron mbështetje për kamerën e përparme të pajisjeve mobile, kështu që plani i Microsoft dhe Skype për video thirrje ka shumë kuptim dhe është i mundur.
Ende nuk ka detaje se kur Skype do të fillojë të ofrojë video-shërbimin e saj për platformën mobile të Microsoft, mirëpo besohet se një gjë e tillë do të ndodhë kah fundi i këtij viti. / Telegrafi /