Ishte një përrallore për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak në ndeshjen që ekipi i tij e mundi Liverpool me rezultat 3-2 pas kohës shtesë.
Portieri i Liverpoolit, Adrian, kishte probleme në ndeshjen e së mërkurës, por në anën tjetër të fushës, Jan Oblak ishte fantastik.
Fakti që slloveni pranoi dy gola – një nga Gini Wijnaldum dhe një nga Roberto Firmino – meritat e tij në fitore janë të mëdha.
Slloveni tregoi edhe një herë se pse ai konsiderohet si portieri më i mirë në botë, duke bërë gjithsej nëntë pritje – më shumë se çdo portier tjetër në raundet e eliminimit direkt deri më tani.
Gjashtë pritje ai i kishte brenda kuadratit, ndërsa e largoi topin nga zona plot gjashtë herë të tjera.
Duel në ajër ai i fitoi 100 për qind.
https://www.youtube.com/watch?v=B2CqId3NqxQ&t=174s
Një video ka qarkulluar gjatë ditës me pritjet e tij në ndeshje ndaj Liverpoolit, ku çdo fans i sportit do t’i pëlqej, natyrisht përjashto ata të Liverpoolit. /Telegrafi/