Telegrafi

Video-loja Valorant ka zbuluar mapin e ri ‘Lotus’

Riot Games sapo ka zbuluar informacionin për mapin më të ri e të video-lojës VALORANT.

Mapi i nëntë për lojën e famshme Valorant quhet Lotus, dhe duket sikur është vendosur në Ghats Perëndimore të Indisë Omega Earth.

Lotus sikurse mapa tjetër e Valorant e quajtur Haven do të jetë pak më ndryshe pasi do të ketë tri vende ku mund të montohet bomba, krahasuar me mapat tjera të cilat kanë vetëm dy.

Pamja dhe dizajni i Lotusit janë frymëzuar nga pusetat tradicionale indiane, arkitektura e gdhendur në shkëmb dhe strukturat e stilit dravidian.

Joe Lansford nga Riot Games foli rreth mapit të ri: “Ne donim të bënim një hartë tjetër me 3 faqe dhe të tregonim se ky është më shumë një format që do të vazhdojmë ta përdorim sesa vetëm një hartë e vetme. Për më tepër, ne synuam të bënim një hartë me fleksibilitet dhe lëvizje të lartë për të dyja skuadrat”. /Telegrafi/