Zhvilluesi i Tekken, BANDAI NAMCO Entertainment America ka njoftuar Tekken World Tour 2022, duke shënuar një rikthim në ngjarjet e video-lojës Tekken, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Në njoftim gjithashtu thuhet se turneu është zgjeruar, ku do të përfshihen 16 rajone nga e mbarë bota.
Në Tekken World Tour 2022, lojtarët do të garojnë në tabelat rajonale të drejtuesve në ngjarjet ‘MASTER’ dhe ‘DOJO’.
💥Get ready for the next battle!💥
Starting June 24th, the Tekken World Tour is back in 2022.https://t.co/UbDcR0ws6S#TWT2022 pic.twitter.com/rHmSlRgevY
— Bandai Namco Esports (@BNEesports) May 29, 2022
Lojtarët më të mirë nga çdo rajon do të kalojnë në finalen rajonale dhe përfundimisht në finalen e madhe të turneut.
Turneu MASTERS dhe DOJO do të zhvillohen nga qershori deri në tetor, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të zhvillohet në fillim të vitit 2023.
Turneu i parë MASTER do të mbahet në Community Effort Orlando (CEO) në Florida, duke filluar nga data 24 qershor, ndërsa garat DOJO të drejtuara nga komuniteti fillojnë nga 24 qershor. /Telegrafi/